1342Drejtues të shëndetit publik

Grup njësi · 6 punë

Përshkrimi

Drejtuesit e shëndetit publik planifikojnë, drejtojnë dhe vlerësojnë ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ofruara në klinika, spitale, qendra shëndetësore, si dhe në çdo institucion tjetër që ofron shërbime shëndetësore.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë në mënyrë të përgjithshme ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet që drejtojnë;
  • Përcaktojnë objektivat, nxjerrin urdhra dhe vendosin rregulla në institucionin që drejtojnë;
  • Drejtojnë procesin e rekrutimit, përzgjedhjes, pranimit dhe trajnimit të personelit;
  • Zhvillojnë dhe monitorojnë programe të cilat kanë për qëllim plotësimin dhe rritjen e standardeve të shërbimeve mjekësore, si dhe çdo shërbimi tjetër që është në kompetencë të institucionit të tyre;
  • Monitorojnë përdorimin e pajisjeve spitalore ku përfshihen pajisjet diagnostikuese, shtretërit, si dhe çdo material/pajisje apo medikament tjetër të nevojshëm për ofrimin e shërbimit mjekësor;
  • Vlerësojnë nevojën për pajisje, materiale, medikamente apo personel shtesë;
  • Drejtojnë procese si planifikimi i buxhetit, hartimit të raporteve në lidhje me veprimtarinë e institucionit, kryerjen e shpenzimeve dhe arritjen e objektivave;
  • Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies;
  • Përfaqësojnë institucionin në marrëdhënie me institucione të tjera shtetërore si dhe në negociata dhe diskutime, seminare profesionale;
  • Sigurohen për përdorimin me eficience të fondeve në dispozicion të institucionit;
  • Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të higjienës, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve”, apo të barasvlershme me to, sipaskuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të kenë mbushur moshën e kërkuar statuti/ligji;
  • Të jenë të licencuar për ushtrimin e profesionit nga institucioni kompetent;
  • Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Drejtuesit e shëndetit publik ndër të tjera organizojnë, sistematikisht, programe të veçanta të edukimit shëndetësor dhe të promovimit të shëndetit, me fokus grupet me akses të ulët në shërbimin shëndetësor.

Punët

  • Drejtor në institute të kujdesit të shëndetit publik
  • Drejtor në drejtori spitalore
  • Drejtor i shëndetit publik
  • Drejtor klinike
  • Drejtues i Urdhrit të mjekut/farmacistit/infermierit
  • Administrator në mjekësi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye