1342Drejtues të shëndetit publik
Grup njësi · 6 punë
Përshkrimi
Drejtuesit e shëndetit publik planifikojnë, drejtojnë dhe vlerësojnë ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ofruara në klinika, spitale, qendra shëndetësore, si dhe në çdo institucion tjetër që ofron shërbime shëndetësore.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë në mënyrë të përgjithshme ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet që drejtojnë;
- Përcaktojnë objektivat, nxjerrin urdhra dhe vendosin rregulla në institucionin që drejtojnë;
- Drejtojnë procesin e rekrutimit, përzgjedhjes, pranimit dhe trajnimit të personelit;
- Zhvillojnë dhe monitorojnë programe të cilat kanë për qëllim plotësimin dhe rritjen e standardeve të shërbimeve mjekësore, si dhe çdo shërbimi tjetër që është në kompetencë të institucionit të tyre;
- Monitorojnë përdorimin e pajisjeve spitalore ku përfshihen pajisjet diagnostikuese, shtretërit, si dhe çdo material/pajisje apo medikament tjetër të nevojshëm për ofrimin e shërbimit mjekësor;
- Vlerësojnë nevojën për pajisje, materiale, medikamente apo personel shtesë;
- Drejtojnë procese si planifikimi i buxhetit, hartimit të raporteve në lidhje me veprimtarinë e institucionit, kryerjen e shpenzimeve dhe arritjen e objektivave;
- Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies;
- Përfaqësojnë institucionin në marrëdhënie me institucione të tjera shtetërore si dhe në negociata dhe diskutime, seminare profesionale;
- Sigurohen për përdorimin me eficience të fondeve në dispozicion të institucionit;
- Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të higjienës, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve”, apo të barasvlershme me to, sipaskuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të kenë mbushur moshën e kërkuar statuti/ligji;
- Të jenë të licencuar për ushtrimin e profesionit nga institucioni kompetent;
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Drejtuesit e shëndetit publik ndër të tjera organizojnë, sistematikisht, programe të veçanta të edukimit shëndetësor dhe të promovimit të shëndetit, me fokus grupet me akses të ulët në shërbimin shëndetësor.
Punët
- Drejtor në institute të kujdesit të shëndetit publik
- Drejtor në drejtori spitalore
- Drejtor i shëndetit publik
- Drejtor klinike
- Drejtues i Urdhrit të mjekut/farmacistit/infermierit
- Administrator në mjekësi

